Transmetuar më 24-03-2020, 13:41

Njëmijë e tetëqind respiratorë të prodhuar nga një kompani milaneze, u kapën teksa po transportoheshin për në Greqi. Ky eksport po bëhej në kushtet kur Italia ka nevojë emergjente për respiratorë dhe mungesa në gjithë spitalet e saj dhe kur qeveria ka ndaluar eksportimin e tyre.

Ngarkesa e cila do të eksportohej në Greqi në kundërshtim me urdhrin e Mbrojtjes Civile që ndalon transferimin e respiratorëve jashtë vendit, u bllokua në portin e Xhenovas.

Guardia di Finanza e rajonit të Marche, njoftoi zyrtarisht se në bashkëpunim me zyrtarët e Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve, sekuestruan 1.840 pajisje, të përbëra nga tubi, valvula dhe maskat e frymëmarrjes, që do të përdoreshin për pacientët me probleme të rënda të frymëmarrjes, për të rritur dhe fëmijë.

Respiratorët u gjetën në një kamion, gati për tu nisur me një traget për Greqi. Kamioni kishte kryer kontrollet e sigurisë për hyrje në port dhe ishte në radhë, duke pritur të hipnin në anije.

Në bazë të dispozitave të fundit për emergjencën Covid-19, karabinierët bllokuan automjetin dhe proceduan për një kontroll të plotë të ngarkesës. Pajisjet e çmuara, rrjedhimisht, janë një element kryesor për pacientët me koronavirus.

Pajisjet e sekuestruara do t’i dorëzohen mbrojtjes civile rajonale për tiu shpërndarë spitaleve. /b.l/noa.al/