Pas infektimit të Brataj a po testohen ministrja dhe ekipi i Task Forcës?
Transmetuar më 24-03-2020, 14:15

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale konfirmoi sot se një prej 19 rasteve të konfirmuar pozitiv ditën e sotme është drejtori i urgjencës kombëtare, Skënder Brataj. Duket se Brataj ka pasur simptomat e koronës sepse MSH thotë se ai është vetëizoluar në shtëpi në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Infektimi i Bratajt sjell pikëpyetje se sa njerëz të tjetë mund të ketë infektuar ai. Deri dje ka takuar disa herë ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Po ashtu Brataj është anëtar i ekipit të Task Forcës për koronavirusin ku bëjnë pjesë disa mjekë dhe zyrtarë të disa ministrive. Këto ditë task forca ka bërë mbledhje disa herë në ditë.

NOA.al kërkoi nga ministria e Shëndetësisë informacion nëse këta persona kontakti dhe të tjerë, përfshirë familjen e Bratajt, kanë bërë apo do të bëjnë test për koronavirusin. Ende nuk ka një përgjigje për këtë. /noa.al/

Loading...