Transmetuar më 24-03-2020, 14:48

Mungon vetëm zyrtarizimi, por Lojrat Olimpike “Tokyo 2020” pritet të zhvillohen vetëm në verën e vitit të ardhshën. Pas rezistencës së gjatë edhe organizatorët japonezë janë dorëzuar përballë rezikut të koronavirus.

Sipas televizionit publik japonez “NHK”, vetë kryeministri Shinzo Abe ka kërkuar zyrtarrisht shtyrjen e turneut më të rëndësishëm të sportit botëror në program për t’u zhvilluar në verë.

Kryeministri japonez ia ka komunikuar këtë këresë presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach gjatë video-konfernecës me zyrtarët e tjerë të lartë të CIO.

Në përfundim të saj, Abe ka bërë të ditur se edhe Komiteti Olimpik ishte dakord 100% me këtë kërkesë të Japonisë. Në këtë pikë pritet vetëm njofrimi zyrtar nga ana e CIO, që pritet të vijë shumë shpejt.