Transmetuar më 24-03-2020, 16:30

Rritja e temperaturave dhe nivelit të lagështirës do ta ngadalësojnë përhapjen e koronavirusit rreth globit, tregon një studim i ri. Ndryshimi i motit gjithsesi nuk mund ta ndalojë i vetëm sëmundjen.

Teksa moti ngrohet dhe lagështira shtohet në 100 qytete kineze, kërkuesit në universitetin e Beihang dhe atij të Tsinghua zbuluan se norma e sëmundjes ra.

“Temperatuart e larta dhe niveli i lartë i lagështisë ulin në mënyrë të ndjeshme përhapjen e COVID-19”, deklaruan kërkuesit e studimit.

Presidenti Donald Trump për javë të tëra e ka siguruar popullin amerikan që virusi do të zbehej me ardhjen e prillit, teksa temperaturat rriten.

Edhe pse ekspertë të shëndetit dhe studimi i ri sugjerojnë se virusi nuk është aq agresiv në temperatura të larta, ky mot vetëm sa do të uli normat dhe jo ta ndalojë atë plotësisht.