Transmetuar më 24-03-2020, 17:06

“Sot është një ditë e madhe, e cila ngrihet mbi çdo virus dhe na mbush me krenari, shpresë, por më së shumti me përgjegjësi të reja. Shqipëria është Europë!”.

Ky është mesazhi ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj në lidhje me vendimi i BE për ti hapur rrugë çeljes së negociatave me Shqipërinë.

“Gjatë një videokonference me ambasadorët e BE, SHBA, Gjermanisë, Francës, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë dhe Holandës, ku diskutuam për çështje të luftës kundër krimit të organizuar dhe për ecurinë e deritanishme të Operacionit Forca e Ligjit, pata kënaqësinë e madhe të pres edhe urimet e tyre për vendimin historik të hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Sot është një ditë e madhe, e cila ngrihet mbi çdo virus dhe na mbush me krenari, shpresë, por më së shumti me përgjegjësi të reja. Shqipëria është Europë! 🇦🇱🇪🇺”, shkruan Lleshaj./b.l/noa.al/