Transmetuar më 24-03-2020, 17:35

Në një kohë që pjesa më e madhe e njerëzve janë të izoluar prej koronavirusit, në rrjetet sociale kanë nisur sfida të ndryshme.

Njërës prej tyre i është bashkuar edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Ajo ka publikuar një video ku shihet duke larë enët dhe në një moment ndërpret punën, për të bërë pompa.

Bëhet fjalë për një sfidë e cila po qarkullon në rrjetet sociale në të cilën Kryemadhi është nominuar.

Pas publikimit të videos ajo nominoi katër miqtë e saj, Bes Kallakun, Xhensila Myrtezaj, Olti Currin dhe Fiori Dardhën. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE