Transmetuar më 24-03-2020, 18:00

Teksa Këshilli i Ministrave të Jashtëm në Bashkimin Europian vendosi për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vijojnë reagimet mbështetëse.

Deputeti i Bundestagut gjerman, Mark Hauptman përshëndet vendimin e sotëm duke e cilësuar si sinjal pozitiv.

“Sinjal i mirë i qeverisë franceze dhe holandeze për t’u bashkuar me pjesën tjetër të BE-së, në vendimin për të filluar negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vizioni ynë për Ballkanin është një partneritet i fortë i BE-së me anëtarët tanë të BE-së dhe anëtarët e ardhshëm. Urime Von der Leyen , Edi Rama dhe le të fillojmë!”, shkruan Hauptman në Twitter. /a.y/noa.al

“Negociatat”, Rama: Më në fund se u bënë bajat! S’do bënim festë, edhe po të na gjente në kohë paqeje

Çelja e negociatave, Këshilli i Ministrave jep dritën jeshile për Shqipërinë në BE