Transmetuar më 24-03-2020, 19:22

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i cili rezultoi pozitiv me koronavirus, reagon për herë të parë.

Me anë të një mesazhi publik ai thotë se ka një gjendje të lehtë të sëmundjes dhe se temperatura i është ulur në raport me dy ditë më parë.

Po ashtu bën me dije se aktualisht po kurohet në banesë dhe prej andej do punoj për disa kohë.

Mesazhi i plotë i Brataj

Mirëembrëma të gjithëve. Ju falenderoj pa masë për interesimin tuaj të sinqertë. Vërtetë është shumë emocionuese për mua ky reagim solidariteti nga ana juaj.

Unë aktualisht kam një gjendje të lehtë të sëmundjes dhe tani po kurohem në banesë. Temperatura ime në këtë moment është vetëm 37.5 nga 39.5 që ishte dy ditë më parë. Ne personeli mjekësor dhe mbështetes, nuk i shmangemi dot betejës, linjës së parë për të cilën jemi përgatitur.

Është normale, që sado masa parandaluese të marrësh, në front mund të dëmtohesh në këtë luftë te padukshme, ndërsa Ju mundeni të ekspozoheni sa më pak. Bëhuni ju të padukshëm për koronavirusin! Qëndroni në shtëpi! Tani edhe unë do të punoj nga banesa për disa kohë, sepse mundet! Të gjithë bashke do t’ia dalim! Ju përshëndes”. /a.y/noa.al

Pas infektimit të Brataj a po testohen ministrja dhe ekipi i Task Forcës?

Drejtori i Urgjencës Skënder Brataj del pozitiv me COVID-19, Manastirliu: Ndodhet në vetëizolim

Zyrtare: Infektohet nga koronavirusi, Skënder Brataj, drejtori i Urgjencës

PËRDITËSIM LIVE