Transmetuar më 24-03-2020, 20:25

Shkon në 63 numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në raportin ditor të 24 orëve të fundit, konfirmoi dy raste të reja pozitive, mes tyre një vajzë 25 vjeçe dhe një grua e moshuar 73 vjeçe.

Në laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare , janë testuar 42 mostra të marra në hulumtim të personave që kanë qenë në kontakt të afërt me rastet e konfirmuara dhe të gjithë kanë qenë në vetëizolim, si dhe rasteve të shtrira në Klinikën Infektive.

Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, dy prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti të gjinisë femër, njëra me vendbanim në fshatin Vrapçiç-Gjilan e moshës 25 vjeçe dhe tjetra me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri e moshës 73 vjeçe.

Ndërkohë nga data 8 shkurt deri me 24 mars, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare, janë testuar gjithsej 732 mostra të dyshimta, ku prej tyre 63 raste kanë rezultuar pozitive, me një rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE