Transmetuar më 24-03-2020, 20:42

Për shkak të koronavirusit Italia ka shtuar masat e sigurisë, por pavarësisht kësaj tregu i drogës vijon.

Policia e Assisi, arrestoi këtë të hënë një biznesmen shqiptar, i cili kishte me vete në makinë 5 kilogramë kokainë dhe 19 mijë euro.

Karabinierët vunë në shënjestër një makinë ‘Mercedes’, e cila drejtohej nga një shqiptar që jetonte në Toscana.

Ai po udhëtonte me shpejtësi të madhe drejt zonës së Spoleto. Kështu policia ndaloi mjetin e drejtuar nga 40-vjeçari shqiptar, i cili rezulton pa precedentë penalë, por që gjatë kontrollit shfaqi shenja nervozizmi.

Po ashtu ai nuk arrinte që të shpjegonte arsyen se pse ndodhej në atë zonë, duke qenë se lëvizja mes qyteteve në Itali është ndaluar për shkak të karantinës.

Kështu nisi kontrolli i detajuar ku në fundin e dyfishtë të bagazhit, u gjetën 5 kilogramë kokainë e pastër, e ndarë në pako. Me vlerë tregu lënda narkotike shkonte 1.5 milion euro.

Shqiptari u arrestua për shpërndarje droge dhe u procedua për shkelje të masave të qeverisë në kushtet e emergjencës. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE