Transmetuar më 24-03-2020, 21:02

Koronavirusi po bëhet shqetësues në mbarë botën.

Izolimi është këshilla më e vlefshme për të gjithë, duke qenë se nuk ka një vaksinë për këtë virus vdekjeprurës.

Në një reagim në rrjetet sociale Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaron se buxheti i shtetit ka para për të përballuar krizën nga koronavirusi dhe akuzon kryeministrin Edi Rama se i ka ndarë këto para për miqtë e tij.

“Buxheti i Shtetit ka para për të përballuar krizën e krijuar nga koronavirusi, por Edi Rama i ka ndarë ato për miqtë e vet. Fondet për koncesionet ai nuk i prek, sepse edhe në këtë kohë krize te paprecendent mendon të vjedhë shqiptarët”, shkruan ai.

Sipas Bardhit “vjedhja dhe zhvatja është prioriteti i vetëm i Edi Ramës”.

“Prandaj ai nuk i pezullon koncesionet që si hyjnë në punë askujt, sepe ato i hyjnë atij në xhep. Madje ka shpikur arsye për të paguar edhe me shume: plot 240 milionë euro shtesë për koncesionet dhe PPP-të. Këto vendime korruptive vrasin njerez, dhe përpijnë lekët që ju nevojiten shqiptarëve për të mbijetuar krizën nga COVID 19”, shkruan Bardhi./a.k/noa.al/