Transmetuar më 24-03-2020, 21:39

Mesditën e së mërkurës do të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare për të diskutuar mbi masat që duhen marrë për përballimin e pandemisë së koronavirusit.

Takimi që vjen pas atij të dhjetorit të kaluar është thirrur nga Presidenti Ilir Meta, i cili i ftuar në emisionin ‘Përballë’ të Lutfi Dervishit tha se mbledhja e KSK do të jetë e drejtpërdrejtë, jo virtuale.

“Do të bëhet në një ambient të përshtatshëm duke patur në konsiderate situatën e veçantë, respektimin edhe të distancave sociale, por do të jetë një takim i drejtpërdrejtë për shumë arsye”, tha Meta.

Presidenti shtoi se një nga çështjet kryesore të takimit të nesërm do të jetë riatdhesimi i shqiptarëve të mbetur jashtë vendit për shkak të mbylljes së kufijve.

“Ka qenë dhe mbetet shqetësim që në momentin e parë që morëm masat parandaluese me vendet e ndryshme. Është bërë një punë në këtë drejtim në identifikimin e qytetarëve që s’kanë pasur mundësi për t’u rikthyer në vend. Sigurisht që është një çështje e rëndësishme e mbledhjes së nesërme, për të vleresuar ku jemi apo çfarë masash duhet të marrim. Unë besoj që do të bëhen të gjitha përpjekjet për t’i dhënë zgjidhjen e duhur kësaj çështje. Do të bëhet çdo gjë për riatdhesimin e tyre”, deklaroi kreu i shtetit.

Meta: Kemi mundësi ta mbajmë krizën nën kontroll. Paketa financiare, nevojë për detajim

PËRDITËSIM LIVE