Transmetuar më 24-03-2020, 22:11

Koronavirusi po bëhet shqetësues në mbarë botën.

Izolimi është këshilla më e vlefshme për të gjithë, duke qenë se nuk ka një vaksinë për këtë virus vdekjeprurës.

Italia dhe Spanja janë dy shtetet që aktualisht po e vuajnë më së shumti nga kjo situatë.

Nga Italia na vjen edhe historia e një vajze të diplomuar në skype, teksa tani ndodhet në front për të luftuar kundër koronavirusit.

"Shoh njerëz teksa vdesin, shoh vuajtjen me sytë e mi, çdo ditë. Në repartin e terapisë sub-intensive ku punoj ka të rinj që deri para pak ditësh, ishin shëndosh e që tani po luftojnë kundër një monstre të padukshme, koronavirus, të vetëm, në shtratin e një spitali. Nuk mund t’i shohin familjarët e tyre, komunikojnë nëpërmjet gjesteve dhe kur më kërkojnë për të pirë dhe ua heq maskën që ju shërben për t’u mbushur me frymë, është sikur të jenë duke parë parajsën. Një eksperiencë që më ka ndryshuar shumë, një impakt emotiv shumë i fortë "”, shprehet për portalin italian “Open”, Martina Fasiello, një infermiere vetëm 24 vjeçe që është diplomuar përmes Skype me 10 mars ( pothuajse 1 muaj para datës së caktuar), dhe që ka gjetur punë direkt pas 7 ditësh në spitalin Malegnano, komunë prej 18 mijë banorësh të qytetit metropolitan të Milanos në Lombardi.

"Sa shumë vuajtje në repartin tim"

Martina u fut papritur në këtë botë. Ishte parashikuar në daten 22 prill diplomimi i saj, por u bë në 10 mars për shkak të emergjencës shëndetësorenga koronavirusi në Itali. Kanë pasur (dhe kanë) nevojë për infermierë. Nuk ka më kohë për të humbur.

"Kështu kam mbyllur në mënyrë të përshpejtuar tezen time eksperimentale dhe në atë ditë, në të njëjtën videothirrje në Skype, në fillim kam dhënë provimin e shtetit dhe më pas tezen e diplomës. E gjitha në një orë. Por duhet të jem e sinqertë: sa gjë e keqe të mos kesh prindërit, miqtë, të afërmit afër. Nuk ishte ajo që doja".

Por Martina nuk hoqi dorë nga kostumi i diplomimit.

"Nuk mund të paraqitesha në pizhama, ajo mbetet dita jote dhe unë isha shumë e emocionuar. Afër meje për fat të mirë ishin tezet e mia që më mbajnë në shtëpinë e tyre në Brianza".

Të nesërmen e diplomimit, u regjistrua në Urdhrin e Infermierit dhe atë pasdite mori oferten e saj të parë për punë: kontratë të pjesshme, deri më 16 maj, në spitalin e Malegnanos.

I menjëhershëm kërkimi për shtëpi

"Shumë nuk donin të më lëshonin një shtëpi me qira sepse punoj si infermiere, tamam siç ju ndodh edhe mjekëve. Ndoshta kanë frikë nga infektimi".

Tani Martina, pavarësisht moshës së re dhe eksperiencës së paktë, ndodhet në linjën e parë, në këtë luftë kundër një mostre që ka ulur në gjunjë të gjithë boten.Burimi: Open/a.k/noa.al/