Transmetuar më 24-03-2020, 22:49

Partia Demokratike përshëndet vendimin për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, duke nënvizuar se një vendim i tillë vjen 5 ditë pas kërkesës zyrtare të kryetarit të opozitës Lulzim Basha.

“Akti i shpalljes së masës së jashtëzakonshme duhet plotësuar pa humbur më asnjë ditë nga Qeveria me vendimin për masat e kompensimit të dëmeve, procedurat, afatet, strukturat shtetërore përgjegjëse për vlerësimin e dëmeve, si dhe dëmet dhe subjektet që kompensohen”, thotë PD.

Më tej shtohet se sipas Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, është detyrim i shtetit shqiptar të përgjigjet për dëmet që shkaktohen nga pasojat e një fatkeqësie. /a.y/noa.al

Rritja e të prekurve nga koronavirusi, Qeveria shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore

PËRDITËSIM LIVE