Transmetuar më 24-03-2020, 23:47

Në familjen Meta, sot është ditë gëzimi.

Kjo pasi presidenti Ilir Meta, feston 51-vjetorin e lindjes.

Edhe pse situata nuk është normale për shkak të koronavirusit, vajza e tij e vogël Era Meta, ka zgjedhur të uroj babanë e saj me disa fjalë që të emociononjnë.

Era ka publikuar në llogarinë e saj në ‘Instagram’ një foto krah të atit dhe ku shkruan:

“Gëzuar ditëlindjen babi. Çfarëdo që të ndodhë, unë do të jem gjithmonë fansja jote numër 1”.

Kujtojmë që çifti Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta janë prindër të tre fëmijëve, Borës, Erës dhe Besarit./a.k/noa.al/