Transmetuar më 25-03-2020, 00:51

Pandemia e koronavirusit tashmë është e provuar masivisht se nuk kursen askënd, ndërsa shpesh kemi raportuar edhe për personazhe të famshëm që janë konfirmuar si pozitiv përfshirë politikanë, sportistë, mjekë por edhe artistë.

Jetmir Hyseni është njëri prej këngëqtarëve më të njohur në Kosovë dhe e ka pohuar vetë se është infektuar me virusin korona.

“Faktikisht, simptomat i kam ndjerë prej ditës kur kam udhëtuar prej Gjermanisë në Kosovë. E kam ndjerë që mund ta kem virusin, por më saktë e kam kuptuar natën e 20 marsit, pasi që e kam bërë testin në Spitalin Infektiv.

Fillimisht në mëngjes kam pasë dhimbje të fytit, derisa në mbrëmje dikur vonë kam pas ethe, temperaturë, dhimbje të kokës dhe muskujve, por fillimisht kanë qenë dhimbjet e fytit. Këto simptoma kanë zgjatur tri ditë. Tani kam disa vështirësi, por po e shoh se po e marr veten çdo ditë. Tani kam dhimbje koke kohë pas kohe, por jo diçka më shumë’, u Hyseni për një television në Kosovë.

“Nuk e di, janë duke e pritur testin. Po pres që të më lajmërojnë. Shpresoj se nuk e kam infektuar askënd. Prej momentit që kam hyp në aeroplan në Dusseldorf kam qenë me dorëza dhe maskë tërë kohën. Edhe më pas në karantinën te Qendra e Studentëve kam pasë shumë kujdes”, shtoi këngëtari.