Transmetuar më 25-03-2020, 00:02

Pas kreut të Urgjencës, mjekut Skënder Brataj, raportohet se edhe një mjeke në Spitalin e Infektivit dyshohet se është prekur nga koronavirusi.

Mësohet se mjekja në fjalë ka shfaqur simptoma të virusit ndërsa ndaj saj ka nisur trajtimi mjekësor ku fillimisht i është nënshtruar testimeve.

Një ditë më parë u bë e ditur se ishin infektuar edhe 7 mjekë të Sanatoriumit që u përgatit për të prekurit nga COVID-19. Ata u infektuan njëri pas tjetrit pasi një prej tyre u infektua nga një i shtruar i cili dje vdiq tek Infektivi ku u dërgua në gjendje kritike.