Transmetuar më 25-03-2020, 09:34

Sekretari i ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor në Serbi, Branisllav Blazhiç, është prekur me koronavirus, shkruan B92.

Lajmin e ka konfirmuar edhe ministri i Planifikimit Hapësinor, Goran Trivan, i cili tha se Bllazhiç është dërguar në klinikën e sëmundjeve infektive në Beograd.

“Është duke u mjekuar në klinikën infektive, gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme”, ka shtuar Trivan.

Kujtojmë që Bllazhiç është nga Kikinda, që konsiderohet si qyteti i epiqendrës së epidemisë së koronavirusit në Serbi.