Gjyshja dyshohet se ka koronavirus, karantinohet familja e aktores turke
Transmetuar më 25-03-2020, 10:04

Familja e aktores turke Pinar Deniz po kalon një situatë të vështirë pasi gjyshja e saj ka patur probleme me frymëmarrjen. Dyshohet se gjyshja e aktores është infektuar nga virusi ‘Covid-19’.

Për këtë shkak familja e saj është karantinuar. Pinar Deniz ka bërë të ditur se mamaja e saj dhe tezja janë karantinuar në dhoma të veçanta. Ajo shprehet e mërzitur për faktin që secili po e vuan këtë situatë larg njëri-tjetrit.

Aktorja tregon se ka tre ditë që po pret për përgjigjen e testeve. 26-vjeçarja është shumë aktive në rrjete sociale duke informuar fansat dhe duke i bërë thirrje të zbatojnë masat e marra nga qeveria turke.

Pinar Deniz ka luajtur në shumë seriale turke ku më të njohurat janë “Vatanim Sensin” dhe “Bir Deli Ruzgar”.

Loading...