I rrethuar nga fëmijët dhe bashkëshortja, ja si e festoi ditëlindjen Presidenti Meta
Transmetuar më 25-03-2020, 10:55

Presidenti Ilir Meta ka festuar 51 vjetorin mbrëmjen e djeshme, në një moment aspak të lehtë për vendin, për shkak të koronavirusit, që ka mbyllur në shtëpi të gjithë shqiptarët.

Me bashkëshorten e tij, kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi dhe fëmijët, Meta ka fikur qirinjtë e tortës në shtëpinë e tyre.

Foton e ka postuar në rrjetet sociale Kryemadhi, e cila shkruan: “Nuk mund të mbyllej ndryshe kjo ditë. I fikëm qirinjtë bashkë 51vs15 😜”

Një ditë më parë ishte vajza e tij Era ajo që publikoi në llogarinë e saj në Instagram një foto krah të atit dhe shkruante: “Gëzuar ditëlindjen babi. Çfarëdo që të ndodhë, unë do të jem gjithmonë fansja jote numër 1”./b.l/noa.al/

Loading...