Koronavirusi, zv.guvernatori i Texas: Gjyshërit gati të sakrifikojnë për nipërit
Transmetuar më 25-03-2020, 11:16

Gjyshërit amerikanë janë gati që të sakrifikohen për të mirën e nipërve të tyre në kushtet e koronavirusit.

Për këtë gjë është i bindur zëvendës guvernatori i Texas, Dan Patrick.

Në një intervistë për Fox News ai tha se SHBA do të përfundojë në kolaps, nëse ekonomia do të ndalojë për më shumë se tre muaj.

Për këtë arsye shtoi se do të ndiqen udhëzimet e qeverisë për disa javë, para kthimit në normalitet, pavarësisht rreziqeve.

Në SHBA, shtoi Patrick duke kujtuar se edhe vetë ka 6 nipër, “ka shumë gjyshër gati të sakrifikojnë jetën e tyre, përfshirë dhe mua, për të shpëtuar ekonominë kombëtare në të mirë të nipërve të tyre”. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE

Loading...