Transmetuar më 25-03-2020, 11:35

Duhanpirja, alkooli dhe shëndeti i dobët në përgjithësi: Kërkuesit mendojnë se këto janë disa nga faktorët që shpjegojnë pse shifrat e burrave që vdesin nga koronavirusi janë më të larta se ato të grave.

Në vendet si Italia, burrat përfaqësojnë thuajse 60% të atyre që kanë rezultuar pozitivë ndaj testit dhe 70% të atyre që kanë humbur jetën, sipas Institutit të Shëndetit Publik. Edhe në vende si Korea e Jugut, ku ka më shumë gra që kanë rezultuar pozitive ndaj testit në proporcion me burrat, 54% e vdekjeve janë burra.

Për të gjitha këto të dhëna, studiuesit po mbajnë shënime për të arritur në një konkluzion, ndërkohë që SHBA-ës ende nuk kanë nxjerrë të dhëna të qarta rreth kësaj ndarjeje, shkruan CNN.

Çfarë Amerika dhe vendet e tjera duhet të mësojnë nga Italia është ky trend kërcënues: Vdekshmëria e burrave është dyfish më e lartë krahasuar me çdo grupmoshë të femrave.

Në bashkëpunim me Global Health, një institut kërkimor analizoi të dhënat bazuar në gjininë e të prekurëve dhe viktimave të Covid-19 nga 20 vende të botës.