Transmetuar më 25-03-2020, 12:14

Koronavirusi nisi vrullshëm në Kinë, ia la stafetën Italisë dhe në gjurmët e saj po shkon dhe Spanja.

Shifrat e fundit që vijnë nga Spanja, raportojnë 443 viktima në orët e fundit, një shifër e ngjashme me bilancin tragjik që po shihet ditëve të fundit në Itali.

Autoritetet shëndetësore spanjolle thonë se numri total i të prekurve ka arritur në 47610, ndërsa i viktimave 3434.

Me këtë bilanc Spanja renditet e dyta direkt pas Italisë, e cila numëron 6820 viktima, ndërsa Kina shënon 3281 të vdekur. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE