Transmetuar më 25-03-2020, 13:05

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se deri në ora 12 janë shënuar edhe 29 raste te reja me virusin korona në vend.

Sipas qyteteve rastet e reja janë shënuar në Shkup 20, Kumanovë 3, Veles 3, Prilep 2, Dibër 1.

Me rastet e fundit, numri i përgjithshëm i të prekurve me virusin korona në Maqedoni shkon në 177, prej të cilëve 1 tashmë është shëruar ndërsa dy fatkeqësisht kanë ndërruar jetë.