Transmetuar më 25-03-2020, 13:39

Një nënë e re ka ndarë më ndjekësit e saj në Facebook dhimbjen e madhe që po kalon, pasi djali i saj 5-vjeçar është infektuar me koronavirus.

Lauren Fulbrook, 30 vjeç, shkroi në Facebook për të treguar historinë e saj prekëse, sesi Alfie i vogël i lutej për ndihmë, ndërsa temperatura i kishte shkuar 42 gradë.

Sipas nënës, në një moment haluçinacioni, vogëlushi i ka thënë: “Mami, a do të vdes?”.

Kjo ka bërë që nëna të shpërthejë në lot dhe t’u japë një mesazh të gjithëve: “Koronavirus nuk është shaka. Ju lutemi mos e nënvlerësoni më duke vënë në rrezik jo vetëm jetën tuaj, por të gjithë të tjerët thjesht sepse dëshironi të shkoni në pijetore, ose në një restorant ose të mendoni se keni nevojë për 7 pako me 24 rrota letër tualeti, pasi me anëtarë të familjes pozitiv me Covid-19, i kam parë efektet që ka.

Më është dashur të shikoj djalin tim 5-vjeçar të kalojë nga një fëmijë super energjik, në një fëmijë që nuk lëvizte dot, nuk arrinte të hante, me zor pinte dhe urinonte. Temperatura e tij nuk shkonte nën 40 dhe në nivelin më të lartë ishte 42.3, gjë që i shkaktoi të vjella.

Unë e pashë atë duke halucinuar dhe duke qarë nga dhimbja e kokës, duke u dërguar në spital nga ambulanca për t’u futur në dhomë izolimi dhe t’i bëhej tampon për virusin, dhe të konfirmohej pozitiv.

Nivelet e tij të sheqerit në gjak ishin vetëm 3.7, shkalla e frymëmarrjes së tij ishte 18-20 dhe rrahjet e zemrës së tij ishin 180, djersa derdhej prej tij por ai dridhej, ai mezi merrte frymë dhe kishte fotofobi”(nuk duronte dot dritën)”, raporton DailyMail.

Lauren i dha fund postimit të saj me një mesazh drejtuar atyre që po injorojnë këshillat për të qëndruar në shtëpi gjatë krizës globale. “Ju lutem, thjesht qëndroni për pak kohë, çfarë pastaj nëse nuk mund të bësh të gjitha gjërat e zakonshme, sa më shpejt të gjithë bëjnë distancimin shoqëror, aq më shpejt do të marrë fund.

Nuk po e postoj këtë për vëmendje ose keqardhje, pasi mund ta kisha bërë që ditën që u sëmur, thjesht dua që njerëzit të qëndrojnë të sigurt. Ju lutem mendoni për shëndetin tuaj dhe të tjerët”./b.l/noa.al/