Transmetuar më 25-03-2020, 14:08

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti po mban fjalën e tij në Kuvend në seancën e votëbesimit ndaj qeverisë së tij. Ai deklaroi se ky mocion kërkon ta lerë vendin pa qeveri edhe pse vendi ndodhet në situatë të vështirë nga koronavirusi.

Sipas tij ka një marrëveshje të për shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë. Kurti deklaroi se ky është një pazar presidencial por nuk do të ketë pazar me qeverinë e tij.

"Ky mocion kërkon ta lërë vendin pa qeveri, pa qeverinë që e ka votuar populli Ky mocion do të lerë vendin pa qeverinë që do të luftojë korrupsionin. Po doni ta leni venbdin pa qeveri në kohën e pandemisë së koronavirusit. Këtë qeveri që e ka menaxhuar këtë situatë në mënyrë shembullore.

Ne me qeverinë po japim një shembull edhe për vendet e rajoni. Populli e di që nuk e kam mbështetjen tuaj por unë kam mbështetjen e popullit. Papunësisë në Kosovë tashmë iu shtua dhe koronavirusi, e ju doni ta leni vendin pa qeveri.

Ky miocion s’ka të bëjë me shkarkimin e minstrit Veliu apo me heqjen e trupave anerikane në Kosovë. Ky mocion ka lidhje me një marrëveshje të gatshme për shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë. Ky është një pazar presidencial por pazar me këtë qeveri nuk ka”, shprehet Kurti.