Ndahet nga jeta aktorja e njohur shqiptare, Leze Qena
Transmetuar më 25-03-2020, 15:06

Një prej aktoreve më të njohura, shqiptarja e Kosovës Leze Qena, është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ndarja e saj nga jeta u bë në moshën 85-vjeçare, pasi në fillim të muajit u shtrua me urgjencë në spital, në gjendje të rëndë.

Edhe pse në moshë të avancuar ajo ka qenë aktive me rolet e saj, së fundmi edhe në serialin “Çka ka shpija”.

Lidhur me vdekjen e saj, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, shkroi, “Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e artistes së njohur Leze Qena, në këto ditë të pandemisë. Leze Qena na ka bërë të qeshemi, të qajmë, të duam teatrin e televizionin, të duam artin e jetën, me dekada të tëra. Lezja do t’i mungojë skenës, televizionit, tërë Kosovës. Ngushëllimet më të thella familjes dhe kolegëve të saj”. /a.y/noa.al

Loading...