Transmetuar më 25-03-2020, 15:21

Princi Charles rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit dhe po qëndron në vetë-izolim në shtëpinë e tij në Skoci. 71-vjeçari kishte formë të lehtë të simptomave, ndërkohë që gruaja e tij Kamila ka rezultuar negative.

Në javët e fundit, Princi ka patur disa takime ku pati kontakt me çiftin William dhe Kate, si dhe Harry e Meghan, raporton Daily Mail. Të dy çiftet takuan princin Charles më 9 mars, por nuk ka raportime nëse ndonjë anëtar tjetër i familjes mbretërore është infektuar.

Një burim pranë familjes konservatore thotë se mjekët po punojnë për të mësuar ku u infektua, por besohet se e mori virusin më 13 mars, rreth 24 orë pas takimit me nënën e tij 93-vjeçare.

Sa i përket shëndetit të Mbretëreshës Elizabeth, zëdhënësi i pallatit Buckingham tha: ‘Madhëria e saj është në gjendje të mirë shëndetësore. Mbretëresha po ndjek të gjitha këshillat për shëndetin e saj.’

Ndërkohë Charles u sëmur pas takimit me Princin Albert të Monakos, i cili rezultoi pozitiv 5 ditë më parë./a.m/noa.al