Transmetuar më 25-03-2020, 15:27

Ka zgjatur plotë tre orë mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e thirrur mesditën e sotme nga Presidenti Ilir Meta për shkak të emergjencës prej koronavirusit.

Një mbledhje e mbajtur virtualisht me video-bisedim, është qëndruar në linjë për diskutime, plot 3 orë.

Në të u bënë bashkë Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, kryeopozitari Lulzim Basha, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ajo e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, kryeparlamentari Gramoz Ruçi, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ajo e Financave, Anila Denaj dhe koordinatori për situatën ekonomike, Arben Ahmetaj.

Presidenti ka bërë me dije më herët se një nga çështjet kryesore të takimit do të jetë riatdhesimi i shqiptarëve të mbetur jashtë vendit për shkak të mbylljes së kufijve

Teksa mbrëmjen e lënë pas qeveria shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore, kryedemokrati Lulzim Basha, kërkon mbylljen e menjëhershme të bizneseve me numër te madh të punësuarish në hapësira të mbyllura, si call center, fasoneri, fabrika të panevojshne për funksionin jetik në ekonomi. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE