Transmetuar më 25-03-2020, 16:18

Një influencues nga Kalifornia ka deklaruar se ndodhet në spital pasi është infektuar me koronavirus. 21-vjeçari i njohur me emrin Larz është bërë pjesë e një grupi në rrjete sociale që publikon video në aplikacionin TikTok.

Ai ka parë të rinjtë që lëpijnë akullore në supermarkete dhe bëri një video duke lëpirë tualetin. Në pamjet që i shpërndau në rrjete sociale shkroi: ‘Unë rezultova pozitiv ndaj koronavirusit’.

Veprimi i tij ishte një imitim i veprimit të sensacionit të TikTok, Ava Louise. 22-vjeçarja filmoi veten duke lëpirë vendin e tualetit në një aeroplan me titullin ‘sfidë ndaj koronavirus’.

Moderatori i njohur Piers Morgan e ka komentuar videon duke thënë: ‘Karma është diçka e çuditshme. Nëse sillesh në një mënyrë të tillë të neveritshme dhe vetëmohuese, do ju zërë karma. Nuk marr asgjë për kënaqësi dhe nuk i uroj sëmundje askujt. Këto janë veprime injorance. Ky djalë që lëpiu tualetin, a infektoi ndonjë tjetër?’ /a.m/noa.al