Transmetuar më 25-03-2020, 18:03

Në video-konnferencën me Kryeministrin Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se paketa e seteve mbrojtëse për mjekët e dërguar nga Turqia, u mor.

Ajo bëri me dije se janë marrë 80 mijë sete mbrojtje për bluzat e bardha dhe në vijim priten 167 mijë maska dhe veshje të padepërtueshme, 30 mijë syze dhe ekrane mbrojtëse, duke deklaruar se “jo vetëm kemi rritur stokun, por do shtojmë masat”.

Nga ana e tij Kryeministri sqaroi se janë materiale të blera nga qeveria jonë nga "buxheti i luftës", që qeveria turke me urdhër të Presidentit Erdogan hapi kanalin e eksportit, pasi tha se kemi pasur anulime nga vende të tjera.

“Këto që erdhën janë një rezervë e konsiderueshme dhe tani nuk e kemi më atë hallin se mos na mbyllen kanalet. Kjo është një hapje ekskluzive kanali, ndërkohë që Turqia dhe Kina janë të mbytur në kërkesa”, u shpreh Rama.

Lidhur me testet që po bëhen ministrja Manastirliu sqaroi se numri i testeve nuk është në dëshirën e askujt, por sipas rekomandimit të Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Kjo do të thotë që ne testojmë të dyshuarit, ata që kanë nevojë të dinë nëse janë të prekur apo jo nga koronavirusi, me fokus ndërprerjen e zinxhirit. Ai që sot nuk është i infektuar, nesër mund të rezultoj infektuar, ndaj kjo nuk përjashton riskun me test. Numri i testimeve në javën e tretë të kësaj situate për të ndërprerë zinxhirin është i rëndësishëm”, deklaroi ministrja, e cila tha se kurba pritet që të rritet.

Në video-konferencë me Ramën pasditen e sotme ishin ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ajo e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ajo e Financave, Anila Denaj dhe ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj. /a.y/noa.al

Rama: Kush i’u kërkon qiranë, mos i hapni derën

Koronavirusi/ Rama: Pagesat e dritave do të bëhen një për një! Çfarë do ndodhë me taksat e sigurimet

PËRDITËSIM LIVE