Transmetuar më 25-03-2020, 17:40
Një lajm i mirë vjen nga futbolli në këto ditë të vështira të shkaktuara nga koronavirusi.
Futbollisti shqiptar Taulant Xhaka është bërë baba për herë të parë. Partnerja e tij Arbnora Nuredini ka sjellë në jetë një djalë.
Fotografinë e ëmbël familjare, Xhaka e ka shpërndarë në Instagram duke zbuluar edhe emrin e foshnjes së porsalindur.
‘Mirë se erdhe në botë, ëngjëlli im i vogël. Mami dhe babi të duan pafund Klevis Xhaka’, shkruan Taulanti./a.m/noa.al