Transmetuar më 25-03-2020, 19:08

Një spital karantinë po bëhet gati që të ngrihet nga qeveria për të trajtuar rastet jo të rënda. Në një video-konferencë online me qeverinë, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se është bërë vlerësim për një objekt që po shqyrtohet për ta kthyer në një strukturë spitalore.

Kjo strukturë do të ngrihet nëse tejkalohen skenarët e parashikuar për numrin e personave të infektuar.

“Kemi bërë sot një investigim në vendin ku mendojmë dhe besojmë të jetë ky objekt i cili do t’i nënshtrohet edhe një rehabilitimi dhe më pas edhe një plotësimi të nevojave bazë, me mobilimin spitalor dhe me aparaturat bazike që ne vlerësojmë për të pasur së afërmi dhe për të përballuar fluksin për ata pacientë që nuk do të jenë në gjendje të rëndë”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë theksoi se brenda 20 ditësh synohet të fillojë përshtatja e strukturës së identifikuar, në spitalin e ri. Manastirliu shtoi se ky spital konsiderohet skenar i katërt në rendin e skenareve të projektuara./a.m/noa.al

Turqia hap kanalin e eksporteve mjekësore, blihen me “buxhetin e luftës”! Si po bëhen testimet

Rama: Kush i’u kërkon qiranë, mos i hapni derën

Koronavirusi/ Rama: Pagesat e dritave do të bëhen një për një! Çfarë do ndodhë me taksat e sigurimet

PËRDITËSIM LIVE