Transmetuar më 25-03-2020, 19:42

Pjesa më e madhe e pacientëve që rezultojnë pozitiv ndaj koronavirusit janë kolla e thatë, ethet, temperatura, vështirësia në frymëmarrje dhe dhimbjet muskulare.

Një infermiere ka zbuluan një tjetër simptomë që e ka vënë re tek pacientët e sëmurë. Chelsey Earnest ka punuar si infermiere për 20 vite dhe sytë ishin një shenjë e rëndësishme.

"Ishte diçka që e vura tek të gjithë pacientët. Ata kishin si një lloj alergjie në sy. Duket sikur kanë hije të kuqe në pjesën e jashtme të syrit", tha Chelsey për CNN.

Akademia Amerikane e Optalmologjisë ka ngritur alarmin se ka raporte që Covid-19 mund të shkaktojë skuqje të syve dhe rreth tyre.

Megjithatë nuk është përfshirë ende në listën e simptomave të shkaktuara nga koronavirusi. Deri tani, në rang global Covid-19 ka shënuar 20,799 vdekje dhe 458,662 raste të infektuara./a.m/noa.al