Transmetuar më 25-03-2020, 19:52
Qeveria deklaroi sot se pagesat e dritave nuk do të ndalen për shkak të situatës së koronavirusit.
OSHEE ka njoftuar se pagesa mund të bëhet online përmes faqes zyrtare, oshee.al, aplikacioneve bankare dhe portalit e-albania.
Mënyra e pagesës online bëhet me anë të një regjistrimi duke future të dhënat që kërkohen.
Metoda tjetër është tek sportelet, të cilat janë të hapura cdo ditë nga ora 07:00 – 13:00.
OSHEE njofton se mund të përdoren edhe sportelet e postës, bankave dhe transferimit të parave./a.m/noa.al
Koronavirusi/ Rama: Pagesat e dritave do të bëhen një për një! Çfarë do ndodhë me taksat e sigurimet