Transmetuar më 25-03-2020, 20:32

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi i ka dërguar letër kryeministrit Rama në lidhje me situatën e shkaktuar nga pandemia e Covid-19.

BE po studion mënyrat e përfshirjes së Shqipërisë në iniciativat që po ndërmerr në përgjigje të pandemisë koronavirusit apo si të mbështesë më mirë në lehtësimin e ndikimit të tij socio-ekonomik, thuhet në letrën e siguruar nga EuNeës.

Varhelyi ka udhëzuar disbursimin e 50 milion eurove, të cilat janë shpërndarë në tre drejtime kryesore:

4 milion € për pajisje të menjëhershme dhe mbështetje shëndetësore;

11 milion€ për mbrojtje sociale;

35 milion € për rikuperim ekonomik.

Në lidhje me çështjen e shqiptarëve që kanë mbetur në vendet e Europës, komisioneri shprehej se do të kishte një zgjidhje.

Sa i përket mallrave thelbësorë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Komisioneri për Zgjerimin nënvizon mbështetjen e krijimit të ‘kanalit jeshil” të qarkullimit të mallrave midis BE-së dhe rajonit.

Në letrën për kryeministrin Rama, bën thirrje për bashkëpunim të plotë në mënyrë që të veprohet si të ishte rajon i vetëm./noa.al