Transmetuar më 25-03-2020, 21:32

Një çift kinez ka mbetur pa fjalë pasi gjetën një maskë në ushqimin e tyre. Në këtë situatë pandemie kur të gjithë janë të izoluar, ata porositën ushqim online në një restorant lokal në Shangai.

Çifti i njohur me mbiemrin Yang vunë re një maskë të verdhë teksa po konsumonin ushqimin.

Meanxheri i restorantit i ofroi kompensim të plotë në mënyrë që të mohonin se maska vinte nga restoranti i tyre.

Autoritetet lokale që e gjetën restorantin nëpërmjet filmimeve të CCTV thanë dje se nuk panë asnjë maskë të harruar në kuzhinë.

Burri i familjes tha se telefonuan menjëherë restorantin pasi bënë zbulimin shokues më 20 mars, shkruan e përditshmja britanike Daily Mail.

Menaxheri i kërkoi falje dhe e pranoi se gabimi i përkiste shefit të kuzhinës. Përveç kësaj i ofroi kompensim, por burri i refuzoi paratë duke i thënë menaxherit që të hetojnë për incidentin dhe të mësojnë çfarë ndodhi realisht.

Ndërkohë autoritetet do të vijojnë me hetimet pasi restoranti i mohoi akuzat kur u kontaktua nga mediat lokale./a.m/noa.al