Transmetuar më 26-03-2020, 07:55

Ish-zëvendëskryeministri dhe ish-ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini ka publikuar mbrëmë në TV italian, një video nga emisioni i Rai 3, “Leonardo”, në vitin 2015, ku evidentohej se shkencëtarët kinezë po prodhonin në laboratorë një virus të rrezikshëm.

Në emisionin e televizionit shtetëror Rai Tre thuhej se një grup shkencëtarësh kinezë po punonin për krijimin e supervirusit nga transplantimi i një proteine nga lakuriqët e natës dhe virusit SARS të minjve, i njëjti si koronavirusi. Sipas tyre kjo bëhej për efekte studimi.

Drejtori i Rai, Alessandro Casarin, ndërhyri mbrëmë në intervistën televizive të Salvinit, për të shpjeguar se ajo kronikë televizive e para 5 viteve “kishte marrë shkas nga një publikim i revistës “Nature”. Casarin tha se së fundi, revista ka deklaruar se virusi që bëhet fjalë më 2915 nuk ka asnjë lidhje me Covid-19.

“Shkencëtarët kinezë krijojnë një super-virus që sulmon mushkëritë nga lakuriqët dhe minjtë për "arsye studimi"”. Kështu fillon programi që solli “stuhi” ditën e djeshme, shkruan TgCOM24.

"Një grup studiuesish kinezë", tha shërbimi, "shartoi një proteinë sipërfaqësore të marrë nga lakuriqët në një virus që shkakton Sars të rrjedhur nga minj", duke krijuar "një supervirus që mund të prekë njerëzit".

Kjo u interpretua si provë që virusi Sars-CoV-2 mund të ishte krijuar në laborator dhe më pas do t’i shpëtonte kontrollit të shkencëtarëve kinezë. Sipas kësaj hipoteze, një grup studiuesish në Wuhan e kishin konceptuar atë si një armë bioterroriste, por më pas do t’iu rrëshqiste nga duart, duke shkaktuar pandeminë aktuale.

Komuniteti shkencor megjithatë e ka mohuar me forcë faktin se virusi Sars-CoV-2, koronavirusi aktual, u krijua në laborator duke thënë se është e natyrshme. Origjina e këtij virusi – normalisht, është lidhur në një farë mënyre  me atë të Sars, megjithatë ndikimi i saj në sistemin respirator është i natyrshëm.

Për rastin reagoi edhe kryeministri Conte. “Unë nuk e kam parë atë kronikë, por kam referenca që nuk është ashtu”, tha Conte.

Edhe virologu i Universitetit të Milanos, Fabrizio Pregliasco i shpjegon Adnkronos Salute se: “Në të vërtetë video lë shumë përshtypje, megjithëse hulumtimi tashmë ishte botuar në "Mjekësia e Natyrës" duke ngritur goxha polemika brenda bashkësisë shkencore, mbi mundësitë dhe rreziqet e tij si studim. Ajo që mund të themi është se ajo që shkakton Covid-19 nuk është i njëjti virus me studimin e vitit 2015, dhe se ky Sars-Cov-2 kishte një origjinë natyrore. E kuptoj që, sot e kemi parë me sytë tanë, të lë goxha përshtypje. Por po e përsëris: ky koronavirus kishte një origjinë natyrore”./b.l/noa.al/

Të nderuar lexues.

Ky lajm vjen për publikun shqiptar në kuadrin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes agjencisë kombëtare të lajmeve NOA dhe agjencisë italiane të lajmeve Adnkronos, realizuar më 27.02.2020