Transmetuar më 26-03-2020, 09:10

Nëntë milionë maska mbrojtëse ka vendosur të dhurojë “Apple”, për të ndihmuar në mbrojtjen e personalit mjekësor nga infektimi i koronavirusit.

Këtë e njoftoi zv presidenti amerikan, Mike Pence. Ai tha se “Apple” është një nga disa kompanitë e teknologjisë me bazë në Kaliforni që po ndihmojnë spitalet që përballen me mungesë të mjeteve mbrojtëse për mjekët, veçanërisht maskat për fytyrën.

“Apple po dhuron 9 milionë maska N95 për institucionet e kujdesit shëndetësor në të gjithë vendin dhe për rezervat kombëtare,”- tha Pence në një konferencë shtypi.

“Facebook”, IBM, “Salesforce” dhe “Tesla” gjithashtu i janë bashkur nismës për dhurimin e maskave", shtoi ai.

Megjithëse kompanitë e teknologjisë nuk prodhojnë maska vetë, për shkak se kanë akses në disa zinxhirë furnizimi, janë në gjendje të sigurojnë pajisjet në një mënyrë që qeveria nuk e ka më të vështirë se ata.