Transmetuar më 26-03-2020, 10:20

Një infermiere që po trajton pacientë me koronavirusin e ri është shprehur se sytë e skuqur mund të jenë një shenjë paralajmëruese për koronavirusin.

Chelsey Earnest, infermiere tek një qendër shëndetësore në Kirkland, epiqendra e epidemisë në Uashington (SHBA), është shprehur për CNN se “sytë e kuq” ishin shenja e vetme që të gjithë të sëmurët me Covid-19 kishin të përbashkët.

Duke folur për eksperiencën e saj, ajo tregoi: “Është diçka që e pashë tek të gjithë pacientët. Sytë e tyre ngjanin sikur të kishin alergji. Pjesa e bardhë e syve nuk ishte e skuqur. Më shumë dukej sikur kishin hije të kuqe jashtë syve.”

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve nuk i rendit sytë e skuqur, ose ndonjë problem tjetër të syve, në listën e simptomave, shkruan Dailymail. Ato që përfshihen më së shumti te shenjat janë ethe, kollë dhe probleme me frymëmarrjen.

Por Akademia Amerikane e Ophthalmologjisë ngriti një alarm në lidhje me raportimet se virusi mund të shkaktojë konjunktivit, i cili është inflamacion i membranës që drejton qepallën e syve.

Në SH.B.A., ka më shumë se 68,000 raste të konfirmuara në të gjitha shtetet dhe territoret dhe 1034 vdekje./b.l/noa.al/