Transmetuar më 26-03-2020, 10:25

Një grua e shtruar në repartin e Ortopedisë të Spitalit Lezhë, është identifikuar me koronavirus, duke shtuar dyshimet se ka infektuar edhe stafin mjekësor e më gjerë.

Mësohet se e sëmura kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale tek ortopedia. Më tej ka pasur shenja të prekjes nga COVID-19, duke u përcjellë me temperaturë të lartë.

Mjekët i kanë bërë tamponin ku ka rezultuar pozitive. Duke qenë se ka qëndruar disa ditë në repartin ortopedik, dyshohet se mund të ketë infektuar dhe stafin mjekësor.

Këta të fundit kanë kryer tamponet dhe pritet rezultati i tyre, ndërkohë pavioni i ortopedisë është mbyllur. /Foto në spitalin e Lezhës/