Vendet fqinje me Shqipërinë përfshihen nga disa tërmete
Transmetuar më 26-03-2020, 11:09

Greqia, Italia, Turqia dhe vende të tjera përreth janë përfshirë orët e fundit nga një seri tërmetesh midis katër dhe pesë ballë të shkallës Rihter, raporton noa.al duke cituar EMSC.

Italia u trondit në orën 8.09 sot në mëngjes nga një tërmet 5 ballë të shkallës Rihter dhe intensitet makrosizmik 4 ballë Merkali, me thellësi 10 km që e kishte epiqendrën në Algjeri, por u ndje shumë në zona si Sardenja dhe pjesë të tjera të vendit. Tërmeti në Algjeri nuk raportohet të ketë pasur dëme, ndërsa bëhet e ditur se u ndje dhe në Zagreb të Kroacisë.

Pak më vonë në 9.38 u regjistrua në Greqi një tërmet 4.6 ballë të shkallës Rihter, i cili ishte gjithashtu me thellësi 10 km. Lëkundja e kishte epiqendrën në Zakinthos. Nuk raportohen dëme.

Më herët në 00.24 ora greke u regjistrua tërmet 3.4 ballë të shkallës Rihter dhe thellësi 8 km, në Janinë, 24q km larg Tiranës. Tërmete më të vogla u regjistruan sot edhe në Turqi, Serbi, etj. /noa.al/

Loading...