Transmetuar më 26-03-2020, 12:37

Mjekja gjinekologe, Burbuqe Ajazi, ndonëse prej vitesh e ka mbushur moshën e pensionit, vazhdon të shërbejë me shumë profesionalizëm, përkushtim dhe pasion në spitalin e Peqinit, duke u kthyer në shembull të jashtëzakonshëm frymëzimi për brezat e rinj të mjekëve dhe infermierëve.

Me këto fjalë Presidenti Ilir Meta shpreh vlerësimin për mjeken që vijon detyrën pavarësisht viteve që mban mbi supe.

Kreu i shtetit thotë se edhe pse në një periudhë të vështirë për të gjithë shëndetësinë shqiptare për shkak të situatës së pandemisë COVID-19, mjekja e nderuar dje në mbrëmje ka dalë në punë, dhe së bashku me stafin e mrekullueshëm të mjekëve të Peqinit, ka asistuar për lindjen e shëndetshme të një bebi shumë të bukur.

“Duke i uruar jetë të gjatë dhe shëndet foshnjës së sapolindur, ndaj me prindërit gëzimin për lindjen e djalit të tyre në këto momente shumë të lumtura e të veçanta për ta. Në këtë situatë të vështirë të gjithë kemi nevojë për lajme kaq të mira! Mirënjohje dhe falenderim të thellë për mjeken e nderuar Burbuqe Ajazi!”, shkruan Presidenti. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE