Çudi nga Mati, nga veza del zogu me katër këmbë
Transmetuar më 26-03-2020, 16:39

Një ngjarje e pazakontë e cila vjen nga Mati, ka çuditur banorët e zonës. Një zog ka dalë nga një vezë, por me katër këmbë.

Banorë të një fshati në Lis të Matit kanë konstatuar në kotecin e pulave të tyre një zog me katër këmbë.

Kjo është vënë re një ditë më parë teksa familjarët kanë konstatuar se klloçka që rrinte prej javësh mbi vezë kishte çelur zogjtë e saj.

Zogu i cili ka dalë në jetë së bashku me tetë zogj të tjerë, ra në sy të familjarëve të cilët nisën të tregonin një kujdes të shtuar për të.

Këtë të enjte, zogu arrinte të ecte vetë, siç shihet në pamjet e ‘Abc’, ndonëse dy këmbët e pasme nuk mund t’i përdorte.

Familjarët thanë se nuk u kanë besuar syve kur e kanë parë për herë të parë, ndërsa kishin parë e dëgjuar për deformime gjenetike vetëm në media.

Ata kanë vendosur që ta mbajnë zogun dhe të kujdesen që ai të rritet.

Loading...