U infektua me koronavirus, parukierja shtatzënë shpërthen në lot: Po luftoj për veten dhe fëmijën tim
Transmetuar më 26-03-2020, 16:38
Foto ilustruese

Një parukiere shtatzënë nga Anglia po lufton me jetën që të shpëtojë veten dhe fëmijën e saj pasi është infektuar me koronavirus.

Karen Mannering, 39 vjeçe filmoi veten brenda një spitali duke thënë se pneumonia preku mushkëritë e saj.

Gruaja nga Kenti është nënë e tre fëmijëve dhe po pret fëmijët e katërt. Në një video me lot në sy ku tregon barkun e rrumbullakosur, ajo paralajmëron njerëzit që të mos dalin jashtë dhe të respektojnë rregullat e distancimit social.

‘Po jua them tani, nëse doni të dilni të takoni miqtë për një birrë apo të shëtisni sepse koha është e mirë, ju do e merrni virusin në shtëpi dhe do të vrisni dikë. Një prej anëtarëve të familjes. Thjesht ndaloni, mos dilni më jashtë, dëgjoni Boris (kryeministrin britanik)’, thotë Karen.

39-vjeçarja që është në muajin e 26-të të shtatzënisë shtoi: ‘Më kanë thënë se kam Covid-19 dhe jam e sëmurë prej dy javësh. Jam në spital që të shtunën. Kam pneumoni në mushkëritë e mia dhe po luftoj për veten dhe fëmijën tim. Kam tre fëmijë dhe bashkëshortin në shtëpi, të cilët nuk mund ti shoh.’

Siç raporton KentLive, parukierja nuk e di ku u infektua me koronavirus. Ndërkohë i është bërë thirrje klientëve të sallonit se një punëtore rezultoi pozitive dhe të tjerët duhet të tregohen të kujdesshëm nëse shfaqin simptoma./a.m/noa.al

Loading...