Transmetuar më 26-03-2020, 17:27

Noa.al/ 17.23- Ka arritur në 500.542 mijë numri i personave të prekur nga koronavirusi në të gjithë botën. Kjo bëhet e ditur nga të dhënat në kohë reale që publikon me përditësim të pandërprerë worldometer.

Raportohet se janë 22.334 të vdekur dhe 121.214 të shëruar. Janë në gjendje kritike për jetën 18.171 njerëz dhe 338.268 të tjerë nën mbikëqyrje mjekësore.

Virusi COVID-19 ka prekur tashmë 199 shtete të botës.

Kina shënoi sot 67 raste të reja dhe 6 të vdekur. Por Spanja ka shënuar sërish shifra shqetësuese me 498 të vdekur dhe 6682 të prekur vetëm në 24 orët e fundit.