Transmetuar më 26-03-2020, 17:28

Kryebashkiaku Bill de Blasio parashikon se gjysma e New York do të preket nga koronavirusi, ndërkohë që në 24 orë kanë gjetur vdekjen 100 persona.

Sipas kryebashkiakut, një skenar drithërues pritet të godasë vendin, ku parashikon një infektim të mbi 4 milionë njerëzish, ose thënë ndryshe gjysma e atyre që jetojnë në New York.

“Është shqetësuese, por duhet të nisim të themi të vërtetën”, tha ai.

Ndërkohë i ngarkuari për shëndetësinë në New York, Oxiris Barbot, pretendon se epidemia do të nisë të ngadalësohet në muajin shtator.

Deri më tani në New York janë zyrtarizuar 40 mijë raste të prekurish.

Ndërkohë në total në SHBA, numri i të prekurve ka shkuar në 74982 dhe i viktimave në 1078. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE