SHBA ofron 15 milionë dollarë për arrestimin e Presidentit të Venezuelës
Transmetuar më 26-03-2020, 17:42

Administrata e Donald Trump ngre akuzën për narkoterrorizëm ndaj kreut të shtetit të Venezuelës.

Departamenti Amerikan i Shtetit ofron deri në 15 milionë dollarë, për informacione të dobishme, të cilat do të çonin e arrestimin e Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro.

Presidenti venuezelian akuzohet nga SHBA për trafik droge, pas një hetimi të kryer nga autoritetet federale të Washington, New York dhe Florida.

Mbi Maduron rëndon akuza se ka përdorur pushtetin e tij për të mbështetur terrorizmin ndërkombëtar dhe për të patur rol drejtues në trafikun ilegal të drogës brenda dhe jashtë vendit të tij.

New York Times shkruan se pritet të komunikohen akuza, edhe kundër dhjetëra personave të tjerë, mes tyre pjesëtarë të qeverisë, të inteligjencës dhe pjesëtarë të Forcave të Armatosura Revolucionare (Farc).

Ata akuzohen se kanë financuar për një kohë të gjatë aktivitetin e trafikut të kokainës. /a.y/noa.al

Loading...