Koronavirusi, të dhënat e 24 orëve të fundit në Itali: 4492 të prekur, 712 të vdekur, 999 të shëruar
Transmetuar më 26-03-2020, 18:10

NOA.al/ E Enjte, 26 Mars 2020 – Autoritetet shëndetësore në Itali, njoftuan në konferencën e përditshme për shtyp të orës 18:00 se 24 orët e fundit u konfirmuan 712 njerëz që humbën jetën pas infektimit nga koronavirusi.

Po në këtë hark kohor janë identifikuar edhe 4492 persona të prekur nga ky virus. Vetëm në Lombardi sot u konfirmuan 2.543 të infektuar nga 1643 të prekur një ditë më parë. Të vdekur në Lombardi ishin 387 vetëm në 24 orët e fundit.

Në komunikim u bë e ditur se 24 orët e fundit u shëruan edhe 999 të prekur nga koronavirusi.

Shifrat e deridjeshme: 74.386 të infektuar, 7.503 të vdekur, 9.362 të shëruar. Sot ka arritur në 80.539 numri i të infektuarve, 10361 të shëruar dhe 8.165 të vdekur.

/noa.al/

Vijon me infon e plotë…

Loading...