Transmetuar më 26-03-2020, 18:24

Në kohën e pandemisë së koronavirusit, para syve tanë janë imazhet e arkivoleve që lëvizën nga Bergamo në komunat e tjera të Italisë sepse morgjet janë tejmbushur. Tema kryesore është Covid-19, dhe mënyra se si viktimat vdiqën të vetëm, pa parë të afërmit e tyre dhe po për motive sigurie, ashtu të vetëm u përcollën në banesën e fundit.

Për operatorët e sektorit të funeraleve, rregullat që duhen ndjekur për të trajtuar kufomat e vdekjeve të koronavirusit dhe për të mos u infektuar janë shpërndarë nga Utilitalia.

Siç raporton ‘Il Messaggero’, në dokumentin e firmosur nga Franca Giansoldati, renditen rregullat dhe protokolli që duhen ndjekur kur bëhet përgatitja për përcjelljen në banesën e fundit: Kufomat duhet të jenë: pa veshje, por duhen larë, duhen prerë thonjtë, flokët, mjekra dhe më tej duhet të mbështillen me një çarçaf të njomur me dezinfektues. Trupat duhet të futen brenda një arkivoli të dyfishtë”.

Në përfundim, para mbylljes së arkivolit të dyfishtë, punëtorëve të funeralit u kërkohet t’i kushtojnë vëmendje objekteve potencialisht të kontaminuara nga koronavirusi, siç janë shtrati ku ka qenë i ndjeri/e ndjera, tavolinat e procesit por edhe për dyshimin se nga lëvizjet e trupave, ajri mund të ketë dalë nga mushkëritë, si dhe materialet biologjike që mund të mbeten, mund të shkaktojnë përhapje infeksioni.

Gjithçka duhet të dezinfektohet edhe pas mbylljes së kufomës, sepse virusi reziston në sipërfaqe dhe akoma mund të shkaktojë infeksion, shkruan noa.al duke cituar publikimin e sotëm të gazetës italiane.

Në artikull citohen më tej udhëzimet e Utilitalia, ku thuhet se në rast kërkese, zhvarrosja e një personi të vdekur nga një sëmundje infektive, mund të bëhet vetëm pas dy vitesh. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE